Nga Burreli në Kabulin e shkatërruar, takimi i çuditshëm i Blendi Fevziut me biznesmenin turk

preview_player
Показать описание
Për Blendi Fevziun rreziku në udhëtime është po aq i njëjtë sa edhe kur nuk je në një rrugëtim. Ai kujton luftërat në të cilat ka qenë, që i përshkruan më të tmerrshme kur lexon për to apo i sheh në televizor se sa kur ndodhesh aty. Në luftën e Afganistanit, kur raportohej tmerr e frikë, Fevziu kthehet pas në kohë, në udhëtimin e tij me Andi Bushatin në Kabul. Në shkatërrimin e luftës, ndodhi një takim krejt i rastësishëm dhe i çuditshëm, por që nxiti edhe një vizitë unike për të marrë pak nga shija e Kabulit.

Blendi Fevziu: Kur ishim në Afganistan, isha bashkë me Andi Bushatin, Kabuli ku ne shkuam nuk kishte asnjë restorant, asnjë kafene sepse vinte nga shkatërrimi i talebanëve. Ne flinim në një kontenier hekuri në oborrin e ambasadës turke. Kontenieri kishte ca banjo jashtë, imagjinoni çfarë kushtesh dhe aty takuam një turk, që ishte biznesmen, nga të parët që kishte shkuar dhe ia na pyeti “nga vini?” dhe ne i thamë “nga Shqipëria”. “Uh, kam bërë biznes në Burrel”, tha, “çne nga Burreli në Kabul?” Tha, “po kam bërë biznes, dilni mos e çani kokën se nuk është kaq e rrezikshme sa thuhet”.

Ne kaluam murin e ambasadës dhe dolëm. Humbëm gjithë ditën duke shkuar nga një dyqan në tjetrin. Nuk e mbaj mend sa çaje kam pirë, secili na ofronte çaj, me një sjellje perfekte me ne të them të drejtën dhe momenti kur dolëm nga pazari, pas 8 orësh ndoshta, gjetëm trupat që na kërkonin gjithandej, po na prisnin se ishin vënë në alarm turqit ndërkohë që s’kishte asnjë lloj rreziku.

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #BlendiFevziu

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Рекомендации по теме