Top News - ‘Maskat’ dhunojnë nënë e bir në Klos/Iu morën mijëra euro dhe i lidhën me litar

preview_player
Показать описание
Një grabitje nën kërcënimin e armëve të zjarrit u shënua në fshatin Dom të Klosit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Familja ndodhej në banesë në momentin kur personat e armatosur mësynë, duke përdorur dhunë fizike dhe duke vjedhur mijëra euro cash.
Mësohet se ngjarja ndodhi në orën 2:00 të kësaj të diele. Në banesën në pronësi të shtetasit Përparim Lleshi, mbërritën pesë persona të armatosur, të cilët hynë në shtëpi me forcë duke shqyer derën e duke dhunuar me tytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij.
Nënë e bir, u lidhën me litar nga grabitësit, teksa këta të fundit vodhën një sasi të konsiderueshme parash e më pas u larguan pa lënë asnjë gjurmë pas. Të afërm të familjes pohojnë se Përparim Lleshi dhe nëna e tij, kanë pësuar fraktura në kokë dhe pjesë të tjera trupore si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Nga kontrollet paraprake në banesë, mësohet se u grabitën rreth tetë mijë euro dhe një milionë lekë cash nga banesa. Drejtori i policisë së Dibrës së bashku me efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes ku po marrin çdo detaj, që do të ndihmojë në ndërtimin e dinamikës së plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Klos#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Moj e mjera shqiperi edhe ne punen tende nuk te len rehat

nardiandi