Top News - Luftar Reçi përballet me Shullazin, blindohet gjykata

preview_player
Показать описание
Nën masa të rrepta sigurie, I penduari I drejtësisë, Luftar Reçi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme këtë të hënë, për gjyqin e vrasjeve të bujshme të vitit 2005, atë të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.
Luftar Reçi ka bashkepunuar me prokurorine per zbardhjen e vrasjeve te 18-te viteve me pare.
Seanca u vendos të zhvillohet me dyer të mbyllura, me argumentin se cënohet siguria e deshmitarit dhe në të njëjtën kohë mund të bëhen të dalin të dhëna publike që mund të cënojnë procesin.
Luftar Reçi në fakt ka kërkuar që ballafaqimin e tij me të pandehurit e tjerë ta bënte nëpërmjet platformave online, me pretendimin se I rrezikohej jeta. Por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë, duke urdhëruar prezencën fizike në seancë të të penduarit të drejtësisë.
Të pandehur për keto dy vrasje janë marrë, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plaurent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Indrit Taullai dhe Luftar Reci.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#LuftarReçi#Shullazi
Рекомендации по теме