Tv Klan - Nis zbatimi i nismës ''Dita pa makina'' |Lajme - News

preview_player
Показать описание
#ditapamakina

Kjo e dielë i gjeti qytetet kryesore të vendit me një kufizim të automjeteve, për shkak të zbatimit të nismës “dita pa makina”.
Ndalimi i lëvizjes së automjeteve nisi në orën 09:00 të paradites.
Në Tiranë qarkullimi u ndalua deri në orën 15:00 në bulevardi n“Dëshmorët e Kombit” dhe një segment të rrugës “Myslym Shyri”.
E njëjta panoramë ishte edhe në Lezhë, ku policia bashkiake dhe ajo rrugore bllokuan lëvizjen e automjeteve në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Në Korçë automjetet nuk do të lejohen të lëvizin deri në orën 19:00 të mbrëmjes përgjatë Bulevardit “Republika” dhe atij “Rilindasit”.
Në Lushnje “dita pa makina” nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 16:00 të pasdites.
Shëtitorja “Kongresi”, “Sheshi i Qytetarëve”, si dhe rruga “Misto Mame” ishin në funksion të këmbësorve këtë të dielë.
Urdhrit të Ministrisë së Turizmit iu bashkua edhe Bashkia e Vlorës e cila kufizoi qarkullimin e automjeteve jo vetëm në bulevardin Vlorë-Skelë, por edhe në rrugën Skelë-Uji i Ftohtë deri tek tuneli.
Në Fier ndalimi i automjeteve do të vijojë deri në orën 16:00 të pasdites në 5 rrugë kryesore që lidhen me qendrën dhe sheshin Nënë Tereza.
Edhe në Shkodër u ndalua qarkullimi automjeteve në disa prej rrugëve kryesore të këtij qyteti.
Kjo nismë e qeverisë përcakton që e diela e parë e çdo muaji do jetë ditë pa makina dhe ajo synon të reduktojë shpenzimet për karburantin e makinave, por edhe për një mjedis më të pastër.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме