Top News - Historia po shkruhet me gjakun e grave/ Protesta në Kosovë pas vrasjes së 35-vjeçares

preview_player
Показать описание
‘Historia e Kosovës po shkruhet me gjakun e grave!’. Me këto thirrje, protestuesit pushtuan të enjten rrugët e Prishtinës duke kërkuar drejtësi për vrasjen 35-vjeçares shtatzënë në maternitetin e Prishtinës.
Qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar duke kërkuar që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Hapësirat private dhe publike janë tanimë të pasigurta për gratë, thonë protestuesit duke i kërkuar shpjegime qeverisë dhe policisë për vrasjen makare të Hamide Magashi.
Magashi u vra para Gjinekologjisë në QKUK nga ish-bashkëshorti Sokol Haliti. Ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Magashi nuk ka arritur t’i shpëtojë vdekjes. Pas vrasjes së 35-vjeçares të gjitha institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia dhe deri te Ministria e Brendshme, janë vënë nën breshëri kritikash.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy departamente të policë së shtetit.
Po ashtu, policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të dhënë informacione nëse kanë dijeni se ku ndodhet autori i vrasjes macabre. Që prej mbrëmjes së djeshme policia është në kërkim të Sokol Halilit, i cili dyshohet se mund të jetë larguar edhe jashtë vendit.
Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur 31-vjeçari e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kosovë#TopChannel
Рекомендации по теме
visit shbcf.ru