Aksidenti i frikshëm në Tiranë, gazetarët protestë ndërgjegjësimi

preview_player
Показать описание
#oranews #proteste #tirane

Aksidenti i një dite më parë ku drejtuesi i mjetit Ajas Sulejmani goditi familjen Konomi me foshnjen 3 muajshe teksa kalonin në vijat e bardha ka bërë bashkë gazetarë dhe qytetarë në një protestë pasditen e të hënës në kryeqytet.

Semafori i ndezur në dritë jeshile ishte një simbolikë për kujdesin që duhet të tregojnë automjetet dhe kalimtarët në rrugë për të shmangur aksidentet.

Sipas gazetarëve të tilla raste dhe të tjera të ndodhura më parë na kujtojnë përgjegjësinë që duhet të kemi në rrugë.

Por mbi të gjitha rregullat i parashikon ligji ndaj dhe gazëtarët kanë një thirrje drejtuar Parlamentit.

Edhe ky vogëlush ka një mesazh.

"Duhet ta dëgjosh semaforin, kur bëhet i kuq ndalo, kur është i verdhë përgatu dhe kur bëhet jeshil duhet të ecësh."

Pas testit të kryer nga policia Ajas Sulejmani rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Nga pamjet e transmetuara një ditë më parë aksidenti mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме