Report TV - Droga në Shkodër, Loka-Bushati: Luftojmë 'kokat' e krimit, askush s'do shpëtojë!

preview_player
Показать описание

“Akomodim të policisë në Dukagjin për të çuar mesazhin se ne jemi atje për të ndaluar pasurimin në rrugë të paligjshme”

Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, duke shprehur gatishmërinë për mbështetjen e policisë, tha se “ne jemi të gjithë bashkë në luftën kundër trafikut të narkotikëve”. Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, ka paralajmëruar se do të luftohen ‘kokat’ e këtij aktiviteti kriminal dhe jo të varfrit, që përfshihen dhe që në fund janë të vetmit që procedohen penalisht.

“Do luftojmë kokat e aktivitetit, jo të varfrit që përfshihen dhe në fund ato janë të vetmit që procedohen penalisht. Askush të mos mendojë se do shpëtojë”

Vehbi Bushati, drejtori i Policisë Shkodër
Në takimin e zhvilluar në Guri i Zi, u ra dakord që krahas angazhimit të drejtpërdrejtë të strukturave të policisë kundër drogës, për çdo zonë do të ngrihen grupet e përbashkëta me punonjës të policisë, përfaqësues të bashkisë dhe kryetarë të fshatrave. Kjo me qëllim që të jenë në kontakt të përditshëm me komunitetin në terren.
Рекомендации по теме