Rama ia thote ne sy Presidentit te Bullgarise: Hapni rrugen, mos bllokoni bisedimet per negociatat

preview_player
Показать описание
Nga Sllovenia ku mbahet forumi “Bled” për sfidat e Bashkimit Europian, Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar këtë moment për t’i bërë thirrje Bullgarisë që të mos bllokojë negociatat për Maqedoninë e Veriut, e rrjedhimisht dhe për Shqipërinë që është pjesë e të njëjtit proces.

Përballë Presidentit bullgar, Rama i ka kërkuar që Bullgaria të hapë rrugën për hapjen e negociatave për këto vende.

“I kërkoj Presidentit të Bullgarisë, ju lutemi, ju bullgarët mos jini kaq tipik të Bashkimit Europian, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, hapni rrugën, çfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta dhe pastaj mund të bëheni ballkaknik dhe të bëni pengesa, por hapni rrugën”, tha Kryeministri Edi Rama.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме