Top News - Mesazhi i Ramës për presidentin Vuçiç/‘Nuk mbijeton nëse i vë sanksione Rusisë’

preview_player
Показать описание
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i shqetësuar për ndikimin rus në Ballkan, por ai shfaq mirëkuptim për Serbinë dhe vendimin e saj për të mos i vendosur sanksione Rusisë.

Kështu e nis media gjermane “Die Presse” intervistën me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet gjatë intervistës se lufta në Ukrainë rrezikon edhe stabilitetin e paqen në Ballkan dhe thekson se nuk duhet ushtruar presion ndaj Serbisë për çështjen e Rusisë pasi ajo ka votuar 3 herë kundër Rusisë në OKB.

Sipas Edi Ramës në rast se i vendosen sanksione Rusisë, atëherë presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të mund të mbijetonte politikisht.
Duhet të bëjmë gjithçka, për të mbajtur kërcënimin e mundshëm rus larg Ballkanit dhe se për këtë arsye, nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, pasi pa Rusinë, Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, Qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia ka mbajtur tashmë qëndrim. Nuk duhet harruar se Beogradi tashmë ka votuar tri herë kundër Rusisë në OKB”, thotë ndër të tjera Kryeministri.

Rama pranon se lufta e Rusisë ka theksuar dallimet në Ballkanin Perëndimor, duke e ndarë rajonin mes Lindjes dhe Perëndimit. Megjithatë, ai thotë se komunitetit ndërkombëtar duhet të kuptojë Serbinë për pozicionin që mban pro Rusisë. “

Pamje:aFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rama#Vucic#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

SKANDAL!!! Me shume i reh zemra per serbine se per vendin e vet . Me shume se Tradhetar .

idakardhiqi
Автор

Kjo eshte e sakt per perkrahje te Vuqiqit. E pabesushme.

Flaka-rhhv
Автор

Edhe avokat I vuqiqit Po punojke, bravo brate, mjer vendi qe te ka!

penzioneri
Автор

Edi Ram, le se i dheve nta . Cille, mshtille, e perzije sat munesh se ty Edi tka edhe hije.🦧🦧🦧

movievegas
Автор

Besoj se kjo osht genjeshter po mos te jet nuk di qfar te them runa Zot I madh

ivocontreras
Автор

Hajde more lideri global, lum si ne që të kemi !🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

refaildhandili
Автор

E vertet esht na vin mir sna vin mir ne

besnik