REGJISTROHEN MË TË MIRËT/ Në Fakultetin e Mjekësisë rradhë maturantësh

preview_player
Показать описание
#oranews #universitet #fakultetimjekesis #mjekesia #maturantet

Në dyert e Fakultetit të Mjekësisë radha për regjistrimin e maturantëve fitues ishte e gjatë mëngjesin e të premtes.

Ata që u regjistruan për të nisur ëndërren e tyre e ndanë gëzimin përmes përqafimesh me të afërmit.

Janë shpallur fitues edhe në programe të tjera por mjekësia përveçse një ëndërr u ofron në të ardhmen një vend pune të garantuar.
"Unë ndjej që shkoj drejt plotësimit të ëndrrës.

E kam pasur ëndërr që e vogël," thonë ato.

Studimet e gjata për këtë program do i ndajnë mes Shqipërisë e shteteve të tjera por largimin përfundimtar nga vendi i tyre nuk e dëshirojnë.

"Të mbaroj bachelorin këtu dhe masterin e specializimin ta bëj jashtë.

Nuk mendoj të largohem por si dihet me kalimin e viteve," thonë ato.

Ndryshe nga Mjekësia në Fakultetet e tjera dita e parë e regjistrimit ishte e qetë, pa radhë e pritje.

Eltoni u paraqit në Fakultetin e Ekonomisë jo për t`u regjistruar por të marrë një vërtetim për nisjen e studimeve jashtë vendit. Thotë se tej kufijëve cilësia e arsimit është e lartë.

"Duhej një vërtetim që je pranuar në një universitet shqiptar që të shkosh jashtë. Do të studioj për financë bankë," thotë ai.

Maturantët janë kujdesur që të studiojnë për ato programe që janë të kërkuara në tregun e punës.

"Jam për informatikë ekonomike. Në këtë degë ka qenë dhe moptra ime dhe është me mjaft prespektivë për të ardhmen," tha një tjetër.

Raundi i parë i regjistrimeve do të zgjasë deri në datën 15 shtator. Përbëhet nga 7 faza 48 orëshe gjatë të cilave maturantët duhet të ndjekin me kujdes renditjen në portalin U-Albania.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме