Top Channel/Detajet e para nga takimi në Turqi, Rusia: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO!

preview_player
Показать описание
Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky në bisedimet e Stambollit, ka dhënë disa detaje nga takimi. Ai tha se ka pasur “konsultime intensive” për një sërë ceshtjesh, kryesorja nga të cilat ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën.

“Vetëm me një pakt të tillë, ne mund t’i japim fund luftës siç i duhet Ukrainës”, u shpreh ai, duke iu referuar qendrimit të Kievit zyrtar se vendi i tij pajtohet me statusin neutral, por vetëm nëse merr garancitë e sigurisë. Diskutimet janë fokusuar po kështu edhe tek armëpushimi dhe zgjidhja e të gjithë problemeve humanitare me të cilat po haste aktualisht vendi.

Forbes nga ana tjetër shkruan se edhe Rusia është gati për disa lëshime. Kështu, sipas tij, negociatorët rusë janë duke e peshuar një marrëveshje e cila dikton asnjëanësinë e Ukrainës dhe ia ndalon anëtarësimin në NATO, apo mbajtjen e bazave të huaja ushtarake, por nuk e pengon ndërkohë të pretendojë garanci sigurie nha shtete të tjera dhe të synojë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh optimist për rezultatin e këtij raundi të negociatave që zhvillohet në Stamboll për dy ditë e që mund ti hapë rrugën sipas tij një perballjeje mes udhëheqësve të të dy vendeve.

Si anëtarë të delegacioneve ju keni marrë një përgjegjësi historike. E gjithë bota është në pritje të lajmit të mirë që do të vijë nga ju. Turqia është plotësisht e gatshme që të kontribuojë në arritjen e paqes.

Ne radhet e negociatoreve, ishte dhe miliarderi rus, Roman Abramovich, i cili shihet me kufje ne vesh dhe në formë të mirë shëndetesore, në mesin e pretendimeve të një helmimi.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ukraine#Russia#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Taip Erdogan zoti te Bekoft Respekt te pershndeti ❤

gajurnedzbija