“Ëndërr apo makth” në Akërni, nis puna për Aeroportin e Vlorës

preview_player
Показать описание
#oranews #vlore

Në Akërni të Vlorës kanë mbërritur materialet e para për nisjen e punës për ndërtimin e aeroportit. Banorët thonë se kjo është hera e tretë e përgatitjeve dhe shpresojnë të jete e vërteta. Nga ana tjetër, projekti vijon të kundërshtohet nga ambientalistët.

Mes borive të kamionëve dhe fishkëllimave të banorëve, në Akërni mbërritën materialet e para për nisjen punimeve për Aeroportit të Vlorës.

Të shtunën nisën përgatitjet për kantierin, ndërsa ceremonia zyrtare është paralajmëruar se do të mbahet më 28 Nëntor, ditën e Pavarësisë.

"Është fat i madh për ne."

Banorët në masë e mbështesin projektin e aeroportit, që presin ti sjellë zhvillim e punësim zonës që siç thonë kanë qenë jashtë hartës së investimeve të Bashkisë Vlorë.

"Do ketë zhvillim,do ketë punë se po ikin të gjithë njerëzit."

"Dy djemtë i kam në Itali, për mua Atdheu im është Italia, atje ku kam fëmijët."

Por sërish ka dyshime se gjithçka do të mbetet vetëm një ëndërr.

"Kjo ishalla mos qoftë ëndërr dhe është hera e tretë që vijnë kontejnerët këtu."

Vlera e parashikuar e investimit është gati 104 milion euro, por ambientalistët kanë ngritur alarmin se ndërtimi pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemin e strehës së shumë llojeve të zogjve”.

Aeroporti i Vlorës është parashikuar të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh, ndërsa punimet do të kryhen nga një konsorcium kompanish të kryesuara nga Sipërmarrësi Kosovar, Behgjet Pacolli.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Fillim të mbar, me krah të lehta!
Nga nje mërgimtar nga Novosela!

MrRolmode
Автор

te hapet puna ati ne ate vend te arkanise bexhet pacolli eshte serioz investitor do jete qyteti i vogel moderne aeroporti international VLORA suksese bravo qeveria RAMA

bexhetgorenca
Автор

Esht fati math more per neve esht fati math more 😂😂😂

francsaraci
Автор

nuk eshte mashtrim aeroporti fillon punimet bravo tash ne fund te muajit nentor po vjen puntorija e ndertimit

bexhetgorenca