Top News - Habisin shkencëtarët/ Brenda nesh,genet e përbindëshit 500 milionë vjeçar

preview_player
Показать описание
Më shumë se gjysmë miliardë vjet më parë, krijesa pa kokë që dukeshin si gjethe, mbushnin detet e atërhershme. Në fakt ishin kafshë, dhe nuk kishin asnjë ngjashmëri me njerëzit sot. E megjithatë, sipas një studimit të ri, disa nga gjenet tonë më të rëndësishme mund të jenë mund të jenë relike 550 milion-vjeçare nga këto krijesa të humbura prej kohësh. Studimi del në përfundimin se kafshët më të hershme dhe më primitive të Tokës mund të kishin gjene që kodojnë simetrinë e trupit, organet shqisore dhe sistemin imunitar, të cilat ekzistojnë ende edhe sot. Kafshët e asaj epoke ishin banore të oqeanit, qëndronin në shtratin e tij të cilin edhe e pastronin. Pamja e tyre ishte aq e cuditëshme sa qe shkencëtaret për dekada ne radhë kanë debatuar nëse këto krijesa mund të quheshin vërtet kafshë, thotë për Live Science autori kryesor i studimit Scott Evans, studiues Virginia Tech. Pavarësisht se ishin tmerrërisht të thjeshta si organizma, vetëm pak më të avansuar se sfungjerët, ato kishin nerva dhe zorrë dhe për kohën, përfaqësuan një hap të madh revolucionar. Ishin të parët shumëqelizorë , cka I bën paraardhësit e largët të të gjitha kafshëve modern, thotë Evans.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Habisin#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Sindi perputhen duhet ti kete mè me mase keto gene perbindeshi🤣🤣🤣

annaanushi