Report TV - Kamioni fiket në rrugë, bllokohet aksi Dhërmi-Himarë

preview_player
Показать описание
Është bllokuar këtë mesditë rruga Dhërmi-Himarë dhe shkak për këtë është bërë një kamion.

Report Tv mësoi se mjeti i tonazhit të rëndë ka pësuar defekt në vendin e quajtur ‘Qafa e Vishës’, ku për pasojë ka bllokuar dhe rrugën për qarkullimin e mjeteve.

Report Tv iu sjell më poshtë foto dhe video nga vendi i ngjarjes, ku shihet kamioni i prishur në rrugë, i cili ka sjellë bllokimin e një aksi shumë të rëndësishëm.
Рекомендации по теме