Ora News - LSI flet për krizë buxheti: Rrezikohen pensionet dhe pagat

preview_player
Показать описание
#rtvora #oranews

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi sot për borxhet e papaguara për sigurimet shoqërore nga më shumë se 1200 ente publike.

Ish-deputeti, Përparim Spahiu, deklaron se presioni për të punësuar militantë partie, shkarkimet e pa drejta nga puna, kanë vënë në rrezik pensionet, duke disbalancuar llogaritë e sigurimeve me një deficit prej 110 milionë eurosh.

Spahiu: Me reformën territoriale parashikohej rreth 80 milionë euro më pak shpenzime administrative ndërkohë që me rilindjen ka ndodhur krejt e kundërta. Jo vetëm që nuk është kursyer gjë por punësimet e militantëve pa asnjë kriter na kanë çuar në një situatë kaq të rëndë saqë entet shtetërore, sidomos bashkitë, nuk paguajnë shumën e detyrueshme për pensionet ose më keq akoma, paguajnë punonjës që nuk janë as të regjistruar në zyrën e sigurimeve. Pra, jemi në një situatë ku nuk diskutohet më rritje pensionesh por a garantohen ato.
Edhe pse pagesa është e detyrueshme, madje përbën dhe vepër penale, nuk kemi parë asnjë masë të marrë pasi nuk mund të zgjidhë çështjen ai që me qëllim e ka krijuar atë.
Shkurtimi i fondeve për investime, pra për më pak ujësjellësës, më pak rrugë, më pak punë publike është një tregues tjetër i katrahurës financiare që ka përfshirë Rilindjen.

Follow RTV Ora

Рекомендации по теме