Top Channel/ Doli kundër luftës në Ukrainë, dënohet gazetarja ruse

preview_player
Показать описание
Marina Ovsyannikova, gazetarja që shfaqi qëndrime kundër luftës së Rusisë në Ukrainë gjatë një transmetimi live në televizionin shtetëror rus, u dënua në mungesë me 8 vjet e 6 muaj burg. Ajo u shpall fajtore për përhapje të informacioneve të rremë në lidhje me forcat e armatosura ruse. 45-vjeçarja, që u shfaq me një pankartë gjatë transmetimit të lajmeve duke kërkuar ndalimin e luftës, u dënua për një protestë të veçantë që organizoi katër muaj më pas jashtë Kremlinit. Për gjestin që bëri gjatë edicionit të lajmeve gazetarja u la në arrest shtëpie nga gjykata. Por në tetor të vitit 2022, Ovsyannikova u arratis dhe, sipas avokatit të saj, ajo tani është "nën mbrojtjen e një prej vendeve evropiane". Sipas mediave të huaja, ajo mendohet se ndodhet në Francë, ndërsa Rusia e ka vendosur atë në listën e të shumëkërkuarve ndërkombëtar. Gazetarja ruse u dënua vetëm sepse doli kundër presidentit, Vladimir Putin. Organi akuzës kërkoi për të 9 vite e gjysmë burg por gjykata vendosi 8 vite e 6 muaj. Ndërkohë avokati mbrojtës tha se vendimin do ta apelojnë dhe se klientja e tij nuk ka pse të jetë e pranishme gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore duke mos dhënë më shumë detaje.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews#Ukraine#Gazetarja
Рекомендации по теме