Granata vret 6-vjeçarin/ Po luanin në oborrin e shtëpisë, plagoset edhe 5-vjeçari

preview_player
Показать описание
Një i mitur 6-vjeçar nga fshati Siman i Gramshit, humbi jetën, ndërsa kushëriri i tij 5-vjeçar mbeti i plagosur teksa ata të dy mbrëmjen e së mërkurës po luanin me një granatë të vjetër e cila shpërtheu.

Ata u dërguan menjëherë në spital por 6-vjeçari A. Lleshi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra, ndërsa 5 vjeçari, u soll në spitalin e Traumës ku aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Babai i 5-vjeçarit , Blendi Leka, tregon për Top Channel momentet e vështira që përjetoi, kur gjeti djalin e tij te plagosur.

Gramshi është zona më e ndotur me municione të kohës së komunizmit. Në zonat e thella janë ende disa depo armësh që pas vitit 1997 u grabitën dhe një sasi e madhe armësh dhe municionesh u shpërndanë. Granata që shpërtheu është pjesë e municioneve që u grabitën në atë kohë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Granata#Gramsh#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Zoti ju forcoft shum e rende Ngushellime familjes

vjollcakulli
Автор

Sherim te shpejt vogelushit 5 vjecar ngushellime familjes per engjellin 6 vjecar forc dhe kurajo prindrit u prehsh ne paqe o ❤e vogel 🙏😭😭

dafinamalaj