Rrahu barbarisht 3-vjeçarin, Gjykata vendos arrestin me burg

preview_player
Показать описание
- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Alfred Kazanxhiun, i akuzuar për “keqtrajtim të mituri”.

Kazanxhiu u arrestua për rrahjen e djalit 3-vjeçar të bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ndodhi të premten në zonën e Kamzës. I mituri mbërriti në spital me tre brinjë të thyera e me shenja të reja e të vjetra dhune në trup dhe ishin mjekët ata që sinjalizuan policinë për rastin. Në sallën e gjyqit 35-vjeçari mohoi akuzën, duke pretenduar se fëmija kishte rënë nga divani, teksa ai vetë kishte qenë në tualet.

Jo-akuzuese ndaj tij ishte edhe bashkëjetuesja, nëna e të miturit, e cila ka thënë se nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Por alibia e të arrestuarit është vënë në dyshim nga deklarimet e dhëna nga një mjeke që ishte kujdesur për të miturin pas mbërritjes në spital.

Mjekja ka thënë për hetuesit se i mituri grindej dhe thoshte se “më rrahu mami me babin”. Nga ana tjetër, oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë edhe dëshmitë e dy fqinjëve, ku nëna e të miturit i shërbente një të moshuar edhe pastronte banesën.

Ata kanë rrëfyer një episod ku teksa nëna e 3-vjeçarit ndodhej në këtë banesë, bashkëjetuesi e kishte njoftuar se djali i vogël nuk ndjehej mirë dhe se në një foto të dërguar prej tij i mituri ishte i nxirë dhe i ishte ënjtur në pjesën e syve.

Pasi u njoh me rrethana gjykata vendosi të lërë në “arrest në burg” 35 vjeçarin për akuzën e “keqtrajtimit të të miturit”, vepër penale që parashikon dënim nga 10 deri në 20 vite burg.
#A2 #A2NEWS #koronavirus
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Рекомендации по теме