Burg për vrasësin e Sabrinës/ Elton Metaj përlotet para gjykatës - Vizion Plus

preview_player
Показать описание
Elton Metaj do të qëndrojë në burg, pasi vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengajn. Gjykata e Fierit i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” 31-vjeçarit. Ai pranoi fajin para trupës gjykuese, ndërsa u përlot kur tregoi arsyet pse, sipas tij, i mori jetën 23-vjeçares. “Vjehrri më kërcënonte më thoshte se do të më vriste, armën e bleva për vetëmbrojtje. Unë e doja Sabrinën, por isha në presion”, tha ai para gjyqtarëve. Vrasja ndodhi disa ditë më parë në fshatin Zhupan të Fierit, teksa e reja, nënë e një vajze, ishte në shtëpinë e prindërve të saj. Ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtjeje, ish-bashkëshorti i mori jetën.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po gjygjtari dhe prokurori kur do arrestohen?!

afrimimeri
Автор

Sa paragjykues qe jane njerezit .o zot i madh ...

rudolfmalko
Автор

Povera ragazza mi dispiace le mie conoscenze alla famiglia

esmeraldakate