Aksident i rëndë në Durrës e Kavajë, bilanci 3 të vdekur dhe 3 të plagosur - (2 Nëntor 2007)

preview_player
Показать описание
Lajme arkiva 2007

Tre të vdekur dhe po kaq të plagosur është ky bilanci i 3 aksidenteve rrugorë të ndodhur mbrëmjen e shkuar dhe këtë mëngjes në Durrës e Kavajë. 2 të rinj 20 vjeçar humbën jetën rreth orës 23:30 min kur makina e tyre, një autoveturë tip Mercedez doli nga rruga në aksin Durrës-Kavajë dhe u përplas me një mur rrethues, për të përfunduar më pas në një kanal.

Përplasja ka qenë tepër e fuqishme dhe u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme Renato dhe Shebet Kryeziut. Policia tha se automjeti i tyre ishte me shpejtësi të lartë. Vetëm pak kilometra më tutje në të dalë të Kavajës 60-vjeçari Tomes Ikulari, u aksidentua për vdekje, nga një makinë me targa të Tiranës, që drejtohej nga 48-vjeçarja Teuta Qatipi.

Ndërsa këtë mëngjes rreth orës 06:00 pranë postës së policisë në Plepa të Durrësit, 6 automjete u përfshinë në një aksident me pasojë plagosjen e 3 policëve. Ka qenë një autoveturë tip BMV e drejtuar nga Endrit Bela, me detyrë inspektor krimesh në Tiranë, e cila ka goditur fillimisht makinën e parkuar të 2 policëve Alfred Golgota dhe Dëfrim Saraçi e më pas edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.

Gazetar: Fatos Hakorja

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме