Top News- Vijojnë kontrollet policore/ Në pranga 5 shoferë, bllokohen 3 automjete

preview_player
Показать описание
Policia rrugore e Lezhës ka vijuar kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore ka arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe ka proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës, 2 drejtues të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Për shkak të fluksit të ngjeshur të krijuar nga sezoni veror, punonjësit e policisë kanë intensifikuar kontrollet me radar për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë apo që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit duke u bërë rrezik për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasojë për jetën.
Në 24 orët e fundit, janë marrë 21 leje drejtimi dhe janë vendosur 58 gjoba për tejkalim shpejtësie, 65 për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Nga ana tjeter, 3 automjete janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, ndërsa 2 janë bllokuar pasi qarkullonin me targa të mjeteve të tjera.
Ndërkohë, materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Policia#Gjobat#TopChannel
Рекомендации по теме