Top News - Durrës, tre në pranga/ Armë me silenciator e jelek policie

preview_player
Показать описание
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Silenciatori", ku janë arrestuar tre të rinj të cilëve u është kapur armë me silenaciator dhe drogë.

Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin ata po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "BMW", në sediljen e pasagjerit, në një çantë dore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me silenciator dhe në bagazhin e mjetit një jelek antiblumb si i Policisë. Nga hetimet dhe informacionet e marra, rezulton se armën e zjarrit dhe antiplumbin do t'i shisnin kundrejt vlerës 3000 euro.

Policia ka arrestuar në flagrancë tre të rinjtë që ishin në makinë, të tre banues në Durrës, ku njëri prej tyre rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e njërit prej të rinjve durrsakë u gjetën 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Durres#Arrest#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po ai qe do e blinte u kap .apo ai mori shprblimin

Ervin-gu