Horoskopi 6 Maj 2022

preview_player
Показать описание
Dashi-Mërkuri kalon tek Binjakët dhe marrëdhënia e tij e mirë qiellore me shenjën tuaj prodhon rritje të ndjeshmërisë që shkon në drejtim të mbrojtjes së atyre që janë më të dobët ose e gjejnë veten në vështirësi të përkohshme. Qoftë në familje apo në rrethin e miqve do të përfshiheni nga harmonia.

Demi-Në shoqërinë e Diellit dhe Uranit në shenjën tuaj po shijoni një ditë nën kujdesin e shkëlqyer të ndjenjave. Ju që jeni ende beqarë mund të shoqëroheni lirisht me njerëz të rinj, duke dalë natën, apo duke u argëtuar në ambiente të ndryshme. Mërkuri, që kalon të Binjakët do t’ju ndihmojë.

Binjakët-Të kënaqur nga ndikimet e mira planetare po drejtoheni tani drejt një horizonti të qartë. Një Mërkur i bukur ju mbështet, i futur pikërisht në shenjën tuaj, duke ju gjallëruar me kontributin e tij e duke ju falur humor të shkëlqyer dhe kthjelltësi të menduari.

Gaforrja-Neptuni po kalon në shenjën tuaj nga Peshqit. Kjo është një ngjarje shumë e rrallë, që përsëritet një herë në çdo 165 vjet! Pra, ju po shijoni një nga epokat tuaja më të mira. Sot Urani tranzit në Dem u jep mundësi efektive të realizimit konkret të projekteve tuaja.

Luani-Një ditë që mund të rezervojë disa ndryshime në humorin tuaj për shkak të një konfigurimi të ndryshuar planetar. Saturni gjendet tek Ujori, një shenjë teknikisht joharmonike për ju në timonin e Zodiakut. Asgjë e rëndësishme dhe sfiduese, kini kujdes në shtëpi dhe ruani një atmosferë të ekuilibruar.

Virgjëresha-Pozicioni i Mërkurit në shenjën e Binjakëve do të sjellë disa probleme kalimtare në këtë ditë në fillim të majit. Pavarësisht shëndetit tuaj të hekurt, mund të ndiheni të lodhur, veçanërisht nga angazhimet familjare dhe gjithashtu nga ato burokratike apo ato që kanë të bëjnë me menaxhimin e shtëpisë.

Peshorja-Një Mërkur i shkëlqyer në shenjën e aleatit tuaj të Binjakëve hap një ditë qetësie dhe harmonie, veçanërisht në fushën familjare. Hëna, një ndriçues që simbolizon dëshirën për t’u përfshirë, optimizmin dhe mundësinë e minimizimit të vështirësive, është sot një aleate e besuar.

Akrepi-Shkathtësia juaj, dëshira për të qenë të veçantë e për të mahnitur, favorizohen sot. Është një muaj që ju sheh të shpërtheni me personalitetin tuaj më autentik mes miqve dhe të njohurve, të vjetër e të rinj. Marsi gjithashtu do të jetë një favorizues i veçantë.

Shigjetari-Një ditë mjaft pozitive falë pozicionit të shkëlqyer të Saturnit të pritur në shenjën miqësore të Ujorit. I ndjeshëm, perceptues, i pajisur me parandjenja dhe sugjerime të veçanta për gjithçka që ndodh rreth jush. Gjatë ditës, niveli i inteligjencës gjithashtu rritet ndjeshëm.

Bricjapi-Rreshtimi i planetëve në këtë ditë pranvere paraqitet mesatarisht pozitiv, kjo falë dyshes planetare Diell – Uran. Një ndjenjë e mirë jetësore ju shoqëron sot. Në familje ju kërkohet lehtësi me të cilën mund të zgjidhni problemet e përditshme.

Ujori-Një horizont veçanërisht i shkëlqyeshëm sot. Nuk mungon produktiviteti në fusha të ndryshme. Mërkuri ndodhet në shenjën tuaj aleate të Binjakëve ndaj ju jep mundësi të shfaqni ndjenjën tuaj të humorit. Qëndroni të organizuar dhe përballoni shumë mirë vështirësitë që do të hasni rrugës.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме