Covid-19, Shqipëria e fundit për vaksinimet, dy dozat i kanë marrë vetëm 33 për qind e popullatës

preview_player
Показать описание
#oranews #vaksinimi #masatanticovid

Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të vogël të vaksinimeve ndaj Covid 19 në rajon dhe në Europë pavarësisht se procesi është bërë me detyrim për disa kategori të popullatës. Sipas të dhënave të publikuara vendi ynë e ka relizuar imunizimin ndaj infeksionit sars Covid 19 në 37 për qind të popullatës, ndërkohë që vetëm 33 për qind i kanë marrë të dyja dozat.

Pavarësisht vendosjes së detyrimit për të paraqitur certifikatë vaksinimi për personelin shëndetësor, mësuesit, studentët dhe fillimit të aplikimit të dozës së tretë, Shqipëria vijon të renditet ndër shtetet me përqindjen më të ulët të vaksinimit në Evropë.

Sipas të dhënave të "Our World In Data", në vendin tonë rezulton se kanë marrë dozat e vaksinës 37 për qind e popullatës.

Nga këta 33 për qind e popullatës i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa rreth 4 për qind kanë marrë vetëm njërën.

Sa i takon renditjes në vendet e rajonit, Shqipëria mbetet pas Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, por edhe Kosovës që e filloi procesin e vaksinimit shumë më vonë se vendi ynë.

Brenda një kohe të shkurtër në Kosovë janë vaksinuar 48 për qind e popullsisë, duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме