Shpërthimi në ish-Bllok, ekspertiza: Tejngopja e ambientit me gaz

preview_player
Показать описание
- - -

#A2CNN

Shpërthimi në bodrumin e argjendarisë në zonën e ish-Bllokut ndodhi nga tej ngopja e ambientit me gaz që rrodhi nga një bombol.

Në këtë konkluzion mbërritën ekspertët e zjarrfikëses, të cilët kryen dhe hetimet e ngjarjes nga e cila mbetën të plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve pronarët e argjendarisë në gjendje të rëndë.

Në biznesin e Sokol dhe Alma Pirrës u gjetën dy bombola, njëra e mbushur me oksigjen për shkrirjen e metaleve, ndërsa tjetra me gaz të lëngshëm nafte nga e cila dyshohet se edhe ka pasur rrjedhje.

Sipas hetuesve ka mjaftuar hapja e çelësit te dritës për të dhënë shkëndijën e parë e më pas shpërthimin e fuqishëm. Ekspertët mendojnë se bombolat kanë qenë të pakolauduara, ndërsa ngjarja mund të ishte parandaluar nëse në ambientin ku ndodhi shpërthimi nuk do të mungonin elementët e sigurisë.
Рекомендации по теме