Debora mbulon vendin, Rama: Po punohet qe te gjitha rruget te jene te hapura

preview_player
Показать описание
Kryeministri Edi Rama ka siguruar sot qytetarët se të gjitha rrugët kombëtare do të qëndrojnë të hapura pavarësisht reshjet e dëborës në shumë zona të vendit. Në një postim në mediat sociale, teksa ka treguar se ministrja Belinda Balluku ka shkuar në Qafë Plloçë ku ka parë nga afër punën që bëhet për hapjen e rrugës, Rama shkruan se të gjitha rrugët do të jenë të sigurta për drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjerdho shprehet se në Qafë Plloçë janë dy borëpastruese që po vijojnë punën.

“Janë dy borë pastruese që po punojnë në këtë zonë dhe 20 punëtorë vetëm për këtë segment”, u shpreh ai.

Ndërkohë ministrja Balluku bëri thirrje për kujdes nga drejtuesit e mjeteve. “Të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar. Ne vazhdojmë i kontrollojmë rrugët, u hedhim kripë, por gjithsesi drejtuesit e mjeteve të tregojnë shumë kujdes”, tha ajo.

Më tej ministrja shtoi se në veri situata është më e qetë dhe se po vijon puna për hapjen e rrugës së Thethit.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

" Bravo" " Bravo" po na i trego dhe neser rruget, po se keni per gje neser do ja hidhni fajin bores

viktorlipi