filmov
tv
Qytetarja rrëfen jetën e vështirë me burrin e alkoolizuar: Tmerrin e shoh dhe tek martesat e vajzave
Показать описание
#qytetare #alkool #tmerr
“Divorci është problem apo zgjidhje e një ose disa problemeve?”, ka qenë kjo tema e emisionit të sotëm në “Aldo Morning Show” në Tv Klan.
Në lidhje me këtë temë, ndër qytetarë të shumtë, ka telefonuar dhe një zonjë nga Shkodra, e cila rrëfeu vështirësitë e jetës së saj me një bashkëshort të alkoolizuar.
Gjithashtu, mes dhimbjes dhe pafuqisë që ndjente për t’i ndryshuar gjërat, ajo tha që edhe të bijat nuk kanë martesa të lumtura teksa përmendi disa nga faktorët që kanë ndikuar në gjendjen e tyre.
Antonia: Jam Antonia nga Shkodra. Për temën, divorci është zgjidhje. Në kohën tonë kemi qëndruar, nuk kanë pasur mundësi ekonomike, atëherë ne kemi pranuar të qëndrojmë të martuar. Burri ka pirë, nuk ka ardhur në shtëpi. Më vjen keq se janë rritur dhe fëmijët… Fëmijët rriten më mirë kur janë të divorcuar prindërit. Kanë parë gjithçka, çfarë nuk kanë dëgjuar. Vajzat të pashkolluara, kanë qenë të papërgatitura, vetëm për të mbyllur gojën me dhunë. Kanë mbaruar klasën e 8, kanë qëndruar në shtëpi. Për vete e kam pranuar.
Aldo: Po vajzat a janë të martuara?
Antonia: Po, janë të martuara edhe kanë pranuar që të mbajnë gojën e mbyllur si unë. Pas 15 viteve, njëra ka filluar që ta marrë veten pak, tjetra 10 vite akoma, kështu që është tmerr. Tmerrin që kam përjetuar unë, e shoh dhe tek vajzat që nuk kanë forcë…
Aldo: Pse vajzat e tua dhunohen?
Antonia: Jo, nuk dhunohen, por nuk e kërkojnë të drejtën e tyre sepse janë të mësuara në këtë gjendje.
Aldo: Të kanë parë ty?
Antonia: Po, janë të mësuara me mbyll gojën.
Aldo: Po bashkëshortin a e ke?
Antonia: Po, vazhdon misionin e tij, me pijen.
#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.{
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!