RTV Ora - Kryemadhi: Mungesa e subvencioneve po dëmton fermerët

preview_player
Показать описание
#rtvora
Mungesa e subvencioneve dhe tregut për të shitur produktet po dëmtojnë gjithnjë e më tepër fermerët shqiptarë.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në fermën bujqësore të një çifti të ri në njësinë administrative Golem të Lushnjes, të cilat sapo kanë përfunduar studimet universitare kanë vendsur të kthehen në fshat për të investuar në bujqësi.

Monika Kryemadhi: Bujqësia shqiptarë jo vetëm që vuan dhe jo vetëm që vajton në trishtimin e saj, por çdo ditë e më shumë mundësitë për shqiptarët për të krijuar hapësira të reja punësimi dhe për të zhvilluar ekonominë bëhen më të vështira. Mungesat e subvencioneve, janë ato të cilat i kanë dhënë një dëmtim të jashtëzakonshëm bujqësisë. Ajo që të bën përshtypje sot në bujqësinë shqiptare, është mungesa e vizionit, është mungesa e dëshirës së institucioneve të shtetit për të ecur më përpara. Ne duhet të bëjmë shumë. Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë.

Kryemadhi theksoi se LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë si një sektor që krijon punësim dhe të ardhura direkte në familjet shqiptare

Follow RTV Ora

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Sa i ka shemtuar domatet. Do ishte mire ta kishin në vend të hurdhes

albanalbania
Автор

Ta ka zen rrota bishtin moj buqe dhe tani ben sikur ta ndjen per popullin e thjesht

adiolnushi
Автор

Ca don kjo aty, i preu ksaj per popullin

flamurshahini
Автор

Do ti prishi bresher tani se ka fut komet tersi mrena .

ariari-qmtg
visit shbcf.ru