1540 viti me i thate ne historine e Europes.

preview_player
Показать описание
1540 viti me i thate ne historine e Europes.

Njëmbëdhjetë muaj pa rënë asnjë pikë shi dhe vapa ishte e padurueshme: më shumë se 300 kronika nga e mbarë Europa, zbulojnë detaje të tmerrshme të një katastrofe gjigante, në një kohë kur nuk njihej nocioni “ngrohje globale”. Dhe ato dëshmojnë se ajo mund të përsëritet.

Toka po thahej dita-ditës, e në shumë vende kish nisur uria. Të çarat në tokë ishin kaq të thella, saqë njerëzit rrezikonin të linin peng aty këmbët e tyre, thuhej ironikisht në një kronikë të kohës. Se çfarë mund të shkaktojë një tokë e thatë, tashmë dihet mirë së paku qysh nga viti 2003. Moti veror në Europën Qendrore çoi në atë kohë në katastrofa të papara. Shifrat në 1540 flasin për të paktën tri herë më shumë ditë me mbi 30 gradë Celsius dhe 45 gradë Celsius, se sa mesatarja vjetore. Të parët, ky fenomen goditi kafshët, ku shumë prej tyre ngordhën nga etja apo nga vapa. Numër i pamasë njerëzish vdisnin gjatë punës nëpër fusha, apo në vreshta, për të njëjtat shkaqe. Tensionet u shtuan dhe ndërsa kërkoheshin shkaktarët, ekzekutoheshin e përndiqeshin individë e familje. Njerëzit u vendosën nëpër barrikada nga frika ndaj dhunës. Numri i përgjithshëm i të vdekurve mbeti i paqartë, thotë nga ana tjetër, Rüdiger Glaser, nga Universiteti i Frajburgut në Gjermani. Një krahasim na bën të marrim me mend edhe më të keqen: në atë valë super të nxehti të verës 2003 vdiqën, me gjithë mundësitë teknike që ofron epoka moderne dhe civilizimi aktual, vetëm në Europën Qendrore rreth 70.000 vetë, si pasojë e paqëndrueshmërisë së motit. Vapa e 2003, deri më tani vlerësohet si pasojë e ngrohjes globale, e shkaktuar pjesërisht nga aktiviteti human. “Mirëpo kjo punë nuk është kaq e thjeshtë: sepse në 1540, edhe pa konstatuar ndonjë efekt serrë, të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, pasojat në klimë ishin edhe më të rënda, duke e relativizuar efektin e asaj që ndodhi në 2003”, thotë Glaser.

“Plot dëshpërim kërkonin më kot turmat e njerëzve për ndonjë pikë ujë në atë verë të tmerrshme të vitit 1540. Madje, edhe pak metra larg shtretërve të lumenjve në Zvicër, zor se gjendej ndonjë pikë ujë”, shkruante kronisti Hans Salat. Burimet e puset që nuk kishin shteruar kurrë më parë, tashmë kishin rënë në letargji vdekjeprurëse. Ato që kishin mbetur ishin vënë nën masa të forta sigurie, e shfrytëzimi i tyre bëhej vetëm me orar të caktuar, për të cilën si sinjal shërbente rënia e kambanave të kishës. Uji i ndenjur në shumë raste bëri që në krahinën e Ruhrit në Gjermani, për shembull, të vdisnin mijëra vetë.

Europa, e mbytur në re tymi

“Nuk ka ra për disa mujësh shi, shkruante Heinrich Bullinger në vitin 1540 në Zyrih. “Reshjet e para të konsiderueshme u regjistruan vetëm në vitin 1541″. Të korrat ishin tharë. “Çmimet për miellin dhe bukën kishin kaluar çdo kufi”, shkruajnë raportet. Qysh në fillim të gushtit, pemët nisën të humbnin gjethet, “sikur të ishte mesi i vjeshtës”, protokollonte në atë kohë një kronist nga Ulmi në Jug të Gjermanisë. Më pas erdhën zjarret. Toka e thatë u ndez, pyjet – shkurret e përçonin flakën gjithandej deri poshtë nëpër fshatra me shpejtësi – duke iu afruar shpesh qyteteve. “Më shumë komunitete se kurrë më parë në kohë paqeje gjatë mijëvjeçarit të shkuar, u prekën nga flakët”, pohon dikush tjetër nëpër kronika. Për javë të tëra, një re e madhe tymi vërtitej kërcënuese mbi kontinent, dhe dielli e hëna pas saj, ngjanin si një fasadë në një të kuqerreme pa pigment.
----
Çfarë do ndodhë nëse fenomeni përsëritet?

Çfarë do të ndodhte nëse ato kushte klimaterike në 1540-s do të përsëriteshin? – “Pasojat do të ishin dramatike, paralajmëron Prof. Pfister. Një vdekje masive kafshësh, uji i ftohtë për reaktorët bërthamorë do të ishte një aset i rrallë, transporti i mallrave në lumenj do të paralizohej në pjesën më të madhe, dhe pasojat për shëndetin njerëzor do na bënin vetëm të spekulonim, pasi mund të ishin të paparashikueshme. “Katastrofa e 1540 duhej të ishte një paralajmërim për atë që mund të na ndodhë nesër”, thotë Pfister. Askush nuk do të ishte i përgatitur për një rast të tillë kaq ekstrem. “Unë shpresoj që të mos e përjetojmë kurrë diçka të tillë”. “Efekti serrë, i shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, gjithsesi mendohet se e ngre mundësinë për të pasur më shumë e më shpesh valë të nxehti në rang global”, thotë studiesi Glaser.
Рекомендации по теме
join shbcf.ru