Top News-Britania e Madhe ‘paralajmëron’ shqip, fushatë reklamash për shqiptarët: Rrini larg Londrës

preview_player
Показать описание
Ministria e brendshme në britaninë e madhe ka lancuar një fushatë reklamash që kanë në shënjestër shqiptarët dhe që synojnë t’i dekurajojnë ata që ti drejtohen vendit. Reklamat, që do të jenë të gjitha në shqip dhe do të shfaqen në Facebook dhe Instagram, do të paralajmërojnë njerëzit se do të përballen me burgosje dhe do të kthehen prapa nëse marrin përsipër udhëtimin e rrezikshëm drejt Britanisë së Madhe. Qeveria thotë se fushata që do të nisë këtë javë, do tua bëjë të qartë rreziqet emigrantëve që mendojnë të udhëtojnë me gomone. Laburistët thonë se lëvizja është një llojë ‘kërkimi lëmoshë për besim’ dhe se sistemi i azilit në vend është në kaos. Sipas ministrisë së brendshme britanike, shqipëria është një vend i sigurt dhe në prosperim e sipër dhe shumë shtetas udhëtojnë përmes shumë vendeve të tjera për të mbërritur në Britani, ku edhe paraqesin kërkesa të pabaza për azil.
Fushata, pason përpjekje të ngjashme në mediat sociale të ndërmarra nga qeveria, në gusht të vitit të kaluar. Ministri i emigracionit, Robert Jenrick, tha se fushata do të jetë aktive dhe do të prekë shumë njerëz. BBC shkruan se Shqipëria është vendi me numrin më të madh të kërkesave për azil në Britani, deri në mars 2023, me 13714 aplikime të dorëzuara nga shtetas shqiptar.
“Ne jemi të vendosur të ndalojmë gomonet dhe fushata që do të nisë në shqipëri këtë javë është vetëm një nga përbërësit e planit të Ministrisë së brendshme për të rrëzuar mitin e udhëtimit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Ajo shpjegon realitetin dhe hedh poshtë gënjeshtrat që ofrohen nga trafikantët që përfitojnë nga kjo tregti djallëzore”, tha ministri Jenrick. Qeveria ndërkohë nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtojë kjo fushatë reklamash. Ekspertët ndërkohë e kanë konsideruar fushatën të padobishme.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Paralajmerimi#Britania
Рекомендации по теме