Top News - Gati për shkëmbim të burgosurish / Putin është i hapur, konfirmimi vjen nga Austria

preview_player
Показать описание
Kancelari austriak Karl Nehammer tha se presidenti rus, vladimir putin, i kishte thënë se Moska do të realizojë angazhimet e saj për furnizim me gaz për austrinë dhe se është e gatshme të diskutojë për shkëmbim të burgosurish lufte me ukrainën. Nehammer i bëri komentet për gazetarët pas një bisede 45 minutëshe në telefon me Putinin që kancelari e quajti një shans për ta vendosur bashkëbiseduesin përballë realitetit të luftës në ukrainë dhe për të diskutuar perspektivën e zgjidhjeve humanitare. I pyetur se cfarë i kishte thënë Putin për furnizimet me gaz, konservatori austriak tha: Ai e ngriti cështjen dhe tha se të gjitha porositë do të realizohen plotësisht”.
Në një deklaratë të ndarë kremlini tha se Rusia kishte pohuar angazhimin e saj ndaj furnizimit me gaz natyror të Austrisë, që merr 80 për qind të nevojave të saj nga Rusia. Nehammer, që vizitoi rusinë muajin e shkuar për bisedime me Putinin tha se lideri rus kishte shprehur edhe gatishmëri për të diskutuar për një shmëmbim të burgosurish me Ukrainën. “Nëse ai është me të vërtetë i gatshëm të negociojë, kjo është një cështje komplekse”, shtoi ai.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Putin#Austria#TopChannel
Рекомендации по теме