Top News- Dy ditë homazhe për Nishanin/ Nderimet për Presidentin, nga Kosova në Shqipëri

preview_player
Показать описание
Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në atdhe, ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit përgjatë 2 ditëve, për tu përcjellë në banesën e fundit këtë të enjte. Në orët e mbrëmjes të së martës, makina me arkëmortin e ish-Presidentit Bujar Nishani kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku në një ceremoni të improvizuar, Policia e Kosovës rreshtuar në dy anët e rrugës, duke nderuar ish-Presidentin, i cili gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, një ndër çështjet kryesore kishte e atë të Kosovës.
Teksa arkmorti është vendosur në Sallën Skënderbeu në Presidencë, familjarë, të afërm e dashamirës të ish-Presidentit do të kryejnë homazhet e tyre, ndërsa të enjten do të zhvillohen homazhet zyrtare dhe përcjellja për në banesën e fundit.
Ish-kryeministri Berisha, në një prononcim pas homazheve në nder të ish-Kreut të shtetit, teksa shprehu ngushëllimet për familjen e të afërmit e Nishanit, u shpreh se Shqipëria ka humbur një nga shtetarët më dinjitozë.

Ndërkohë për Presidentin Ilir Meta, paraardhësi i tij ishte një nga shtetarët më të përgjegjshëm.

Bujar Nishani u shua nga sëmundja teksa po kurohej në Gjermani.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Nishani#Homazhet#TopChannel
Рекомендации по теме