WOW/ Ja sa bunkerë ka Serbia për raste lufte

preview_player
Показать описание
Në Serbi nuk dihet saktësisht se sa strehimore atomike ka. Nuk dihet as cilësia e tyre. Dihet vetëm se ndërtimi i tyre është lënë pas dore.
Dyert e rënda prej hekuri të çojnë në korridore të mëdha nën tokë, nën ndërtesën e tregut të qytetit në qendër të Nishit. Këtu mbahen stërvitje si në palestër, e cila është hapur prej vitesh. Por, ky vend në fakt është një strehimore publike, që aktualisht përdoret si qendër fitnesi. Kjo është një nga pesë strehimoret në Nish. Të tjerat janë shndërruar në magazina.
Strehimoret jepen shpesh me qira për video lojëra, për ditëlindjet e fëmijëve, studio muzikore, ruajtjen e mallrave humanitare, arkiva dhe aktivitete të tjera.
Në juridiksionin e kompanisë për administrimin e strehimoreve në Nish janë gjithsej 53 strehimore, e në degën e Nishit përfshihen edhe Krushevci, Bori, Negotini, Zajeçari, Knjazhevci, Piroti, Leskovci,Vranja, Trsteniku dhe Prokuplja. Në të gjtiha këto vende ka 109 strehimore.
Ndërkohë që vetëm Novi Sadi ka 158 strehimore, Çaçaku 25, ndërsa Beogradi ka 980 strehimore. Në të gjitha qytetet e Serbisëka 1442 strehimore publike nën kujdesin e ndonjë kompanie publike.
Dragan Popoviq, menaxher i strehimoreve në Nish na tregon edhe një strehimore për raste të sulmeve bërthamore, e cila gjendet në qendër të Nishit. Këtu ka dhe shtretër. "Ka edhe një instalim të ujësjellësit, ka tualete të thata. Ka fuçi për mbeturina dhe ujë të pastër, të cilat janë projektuar për furnizim në kohëzgjatje prej tre ditësh”, thotë Popoviq për DW.
"Ka dhe hidrantë për shuarjen e zjarreve, ka edhe një dhomë me pajisje me ajër të pastër në strehimore. Ajri vjen nga jashtë dhe filtrohet. Mund të bëhet edhe me dorë në rast të ndërprerjes së rrymës, sepse këtu kemi edhe gjeneratorë dore”, sqaron bashkëbiseduesi ynë dhe shton se kjo kompani publike është tërësisht vetëfinancuese.
"Që nga viti 2011 nuk kemi pasur asnjë subvencion nga qeveria pasi që u hoq obligimi për pagesën e tarifave për ndërtim dhe mirëmbajtje. Është hequr edhe obligimi i investitorëve për ndërtimin e strehimores”, thotë ai
#lajmetefundit #kosova #vucic #kurti #tregimepopullore #marreveshje #sulm #asociacion #shba #be
source rtsh
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:

____________________________

NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!

Prodhim i NTV Televizion

𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV

℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
Рекомендации по теме