Top News - Covid, rekord në Evrope/ Italia dhe Spanja masa ekstreme

preview_player
Показать описание
Evropa e sheh veten gjithnjë e më shumë të mbërthyer në morsën e koronavirusit, me shifra rekord rastesh pozitive të raportuara cdo ditë dhe me kufizime të reja të ndërmarra nga qeveritë. Britania e madhe ka regjistruar 23012 raste të reja në 24 orët e shkuara. Gjermania ka kapërcyer shifrën e 10 mijë viktimave në total. Rekord infektimesh është shënuar edhe në francë me 45422 raste të reja. Spanja ka dekretuar gjendjen e re të jashtëzakonshme që përfshin ndalimin e qarkullimit gjatë natës në shkallë kombëtare, me përjashtim të ishujve kanarie. Në itali, kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur një dekret të ri me masa kufizuese anti covid, mes të cilave, mbyllja në orën 18 e të gjithë restoranteve e bareve që në anën tjetër do të jenë të hapur të dielën dhe masa do të jetë në fuqi deri më 24 nëntor. Parashikohet mbyllja e kinemave, palestrave, pishinave, qendrave estetike dhe atyre termale. Belgjika ka shënuar një rekord të ri prej më shumë se 15 mijë rastesh në një ditë dhe brukseli është nën ndalim qarkullimi nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Është rikthyer edhe maska me detyrimi kudo dhe nga e hëna do të mbyllen sallat e spektakleve, teatrot, kinematë dhe pallatet e sportit. Në bullgari, kryeqyteti Sofje do të mbyllë lokalet dhe diskotekat për dy javë. Polonia ku ka rezultuar pozitiv edhe presidenti Andrzej Duda, ka hyrë në një regjim gjysmë izolimi me mbylljen e restoranteve dhe shkollave nga klasa e katërt deri në të tetën, ashtu sic ishte bërë më herët për shkollat e mesme dhe të larta. Ndërkohë, republika ceke konfirmohet një prej vatrave më të nxehta në evropë me mbi 15 mijë të infektuar dhe 126 viktima në një ditë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Evrope#Spania#TopChannel
Рекомендации по теме