A1 Report - Akuzat e Tom Doshit për atentat Policia shoqëron Durim Bamin

preview_player
Показать описание
TIRANE - Një ditë pas deklaratave të deputetit të shkarkuar nga PS, Tom Doshi se një person është paguar për të realizuar vrasjen e tij, Policia ka shoqëruar një person të dyshuar. Bëhet fjalë për Durim Bamin nga fshati Nikël i Krujës dhe me banim në Fushë-Krujë, i cili sipas pretendimit të Tom Doshit, është personi që ka marrë paratë nga kryeparlametnari Ilir Meta për ekzekutimin e tij.

Biznesmeni 46-vjeçar nga Fushë-Kruja vetëm një javë më parë u bë pre e një atentati me minë të telekomanduar, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu pasi u çaktivizua nga policia.

A1 Report mëson se i shoqëruari ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës rreth orës 12:30 dhe është ndaluar nlë automjetin e tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit per të shkuar në Malin e Zi. Burime nga prokuroria thanë për A1 Report se pas ndalimit, rreth orës 3 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Bami do të merret në pyetje në lidhje me akuzat që deputeti Doshi artikuloi publikisht vetëm pak momente pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Doshi pretendon se 5 muaj më parë personi që ka marrë një pjesë të parave për të kryer vrasjen e tij, ka rrëfyer porositësin. Sipas deputetit të përjashtuar nga PS, në dijeni për këtë fakt ka qenë edhe vetë kryeparlamentari Meta, ashtu sikurse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Llalla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Doshi pretendon se ka një video ku shfaqet rrëfimi i personit të paguar për ta vrarë atë dhe deputetin e Partisë Demokratike Mëhill Fufi.

Sot Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet pas deklaratave publike gjatë të hënës që bëri deputeti Tom Doshi.
Рекомендации по теме