Blogerja: Trupi s'mund te kthehet ne mode, duhet te kemi vetebesim

preview_player
Показать описание
Elda Kocia, blogerja e njohur e ftuar në emisionin "Abc-ja e mëngjesit" duke folur për shëndetin e trupit, tha se njerëzit kërkojnë të dobësohen për atë çfarë mendojnë të tjerët, më shumë se sa për tu kujdesur për veten, prandaj theksoi ajo, marrëdhënia me trupin nuk duhet të jetë emocionale.

"Nuk e shikoj si problem trupin tim, të flas keq dhe negativisht, se kam bërë kurrë dhe gjithmonë do e kem qejf veten time. Jam në regjim ushqimor gjatë gjithë jetës, por problemet shëndetësor ndonjëherë janë më të mëdhaja sesa thjesht një trup i mbushur. Gjithmonë në rrjete sociale them që kujdeseni për ushqimin, aktivitetin pavarësisht se trupi nuk reagon aq shumë sa të shkojë direkt i dobët.", tha Elda.

Duke folur për veshjet për trupat e kolme, blogerja theksoi se kjo përbën një shqetësim pasi në tregun shqiptar është e vështirë të gjenden veshje të tilla.

"Në tregun shqiptar ka shumë pak veshje të tilla dhe vajzat ngelen me ato fustanet që i mbulojnë të gjitha dhe nuk tregojnë asnjë formë dhe kështu fshihesh tek ai fustani. Kam dëshirë që të jem rehat me veshjen time dhe të dukem bukur, të tregoj se kam vetëbesim dhe dua të vishem kështu me krenari. të tregoj format sepse më pëlqejnë dhe jo të vesh diçka që më mbulojnë të gjithën dhe të ndihem bukur.", tha ajo.

Per informacionet me te fundit klikoni:

#abcnews #abcnewsalbania #abcjamegjesit
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

faleminderit për punën e madhe *DR SABO LOVE* ju jeni një spiritualist i

hassankuchellidaniel
Автор

Bobo kur i pelqen vetja edhe kesaj o Zot i madh, mos ngelte femer ne bote

mosfolkotsefletkot
Автор

faleminderit për punën e madhe *DR SABO LOVE* ju jeni një spiritualist i

hassankuchellidaniel