Dokumentari kushtuar Heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovcit

preview_player
Показать описание
Ky dokumentar iu kushtohet dy figurave qendrore të luftës për liri – heronjve të Kosovës Fehmi e Xhevë Lladrovci. Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin ikonë e luftës për çlirimin e Kosovës. Fehmiu përmes intervistës së tij të njohur për TV prestigjioz BBC në pranverë të vitit 1998 se "është i gatshëm me vdekë për lirinë e Kosovës dhe se ku me pasë këtë fat..." ishte frymëzim i përhershëm për të gjithë luftëtarët e lirisë në mbarë Kosovën. Ndërsa, shoqja e jetës dhe bashkëluftëtarja e tij Xheva, me përvojën e luftës në Kroaci, kishte arritur që të rekrutonte dhe ushtronte për luftë vajzat e Drenicës e të Llapushës që iu bashkangjitën UÇK-së.
Gjatë luftës, në cilësinë e gazetarit, kam pasë nderin që në Abri të Epërme të Drenasit dhe në vendlindjen e tij në Shkabë të takohem dhe të bisedoj për zhvillimet luftarake në Kosovë me Komandantin e Brigadës 114 të UÇK-së Fehmi Lladrovcin dhe me Xhevën dhe bashkëluftëtarë të tjerë të tyre. Ata ishin strategë të luftës dhe optimistë se Kosova do të çlirohet nga pushtimi serb vetëm përmes pushkës.
Me rënien heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit më 22 shtator të vitit 1998, bashkë me Fatime Hetemin-Shalën dhe Shefqet Zekën. dëshmorët e tjerë, do të jenë burim i përhershëm frymëzimi dhe krenarie për qytetarët e Kosovës.
Ata na përkujtonjnë vlerat dhe sakrificën mbi të cilën u arrit liria dhe shteti i pavarur e sovran i Kosovës.
visit shbcf.ru