filmov
tv
TopNews-Gjermania në pritje të kancelarit të ri/Zhvillohet debati i fundit televiziv mes kandidatëve
Показать описание
Kandidatët kryesorë për zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë zhvilluan debatin e fundit televiziv. Pretendenti konservator për kancelar, Armin Laschet, i partisë së Angela Merkel, adresoi shqetësimet për projektin rus të gazsjellësit “Nord Stream 2”: “Ne kemi nevojë për këtë projekt ekonomik, pasi nëse dalim nga të gjitha llojet e energjisë, natyrisht do të kemi nevojë për gaz në vitet e ardhshme. E rëndësishme për mua është që ajo për të cilën është dakordësuar qeveria e Gjermanisë po implementohet dhe kjo është një garanci gjeopolitike që Ukraina të mos pësojë disavantazhe. Nëse Rusia e vë këtë në dyshim, projekti do të ndalohet menjëherë”. Debati mbeti i fokusuar tek politika e jashtme dhe aleatët më të afërt në Bashkimin Europian. Olaf Scholz, kandidat i SPD për kancelar, tha: “Unë dhe e gjithë qeveria gjermane mund ta kuptojmë plotësisht irritimin e Francës për mënyrën se si shkoi kjo marrëveshje armatimi për nëndetëset me fuqi bërthamore, të cilën e arritën Shtetet e Bashkuara me Australinë dhe Britaninë e Madhe”. Në diskutim përfunduan edhe kufizimet për luftimin e pandemisë. Alice Weidel, kandidate për kancelare e AFD, theksoi: “Shteti dhe qeveria duhet të heqin të gjitha masat antikushtetuese”. Ndërkohë, zgjedhjet për Bundestagun gjerman mbahen këtë të dielë. Votimi konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi kancelarja Angela Merkel tërhiqet nga politika pas 16 vitesh si kancelare. Sondazhet nxjerrin favorit socialdemokratët e SPD me një diferencë të vogël prej 3 pikësh nga Unioni Kristiandemokrat dhe më pas vijnë të Gjelbërit.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#ArminLaschet#AngelaMerkel#TopChannel