Top Channel/ Më pak studentë për mësuesi! Ulen me 20 për qind aplikimet e maturantëve

preview_player
Показать описание
Pasi ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve me 15 mijë maturantë, ka nisur në 19 shtator deri në 21 shtator raundi i dytë për të gjithë të rinjtë që nuk fituan degët që duan apo ata maturantë që përfunduan me sukses provimet e vjeshtës.

Ndërkohë që në raundin e parë Universiteti i Tiranës, i mjekësisë dhe universiteti bujqësor janë më të kërkuarit.
Në Universitetin e Tiranës nga mbi 58 mijë aplikime janë regjistruar 3258 maturantë deri më tani, ndërsa janë ende 1874 kuota të lira. Por cilat degë janë më të zgjedhurat dhe ku janë mundësitë më të pakta për të aplikuar në raundin e dytë?

“Më të preferuarat që janë zgjedhur në masën 94% bëhet fjalë për fakultetin e drejtësisë, të ekonomisë dhe programe specifike në fakultetin e shkencave të natyrës si teknologji informacioni apo në fakultetin e shkencave sociale dega e psikologjisë”, tha rektori Universitetit të Tiranës.

Por, maturantët nuk po shfaqin më interes për të studiuar në disa degë shkencore si fizikë, biologji, kimi apo filozofi me profil edhe për mësuesi, duke pësuar një rënie mesatare të regjistrimeve nga vjet me 20%.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Studentet#Maturantet#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Duaj juridikun se kur te behen avokate apo gjyqtare behen te pasur per dy muaj

gabrielb