Report TV - Motra e Fildes Hafizit kërkon kujdestarin e fëmijëve të gjykatëses

preview_player
Показать описание
Amelia Hafizi Asllanaj, e motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi, ka kërkuar kujdestarin e dy fëmijëve të gjyqtares. Kërkesa është depozituar në Gjykaten Civile të Tiranës.

Në seancën pranë gjykatës për tu njohur me kërkesën është thirrur dhe babi biologjik i fëmijeve, Fadil Kasemi. Fadil Kasemi ka kundërshtuar këtë kërkesë duke u shprehur se "femijët skanë pse shkojnë tek tezja kur mund te rriten pranë të afermve te mi".

Gjykatësja Fildes Hafizi u vra para gati një muaji nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, duke lënë pas dy fëmijët e saj të mitur, një djalin dhe një vajzë. Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut ku Kasemi, pasi e priti për disa orë ish-bashkëshorten e tij, e qëlloi atë më pas duke e lënë të vdekur.

Pas vrasjes së të ëmës, vajza Fildeses u shpreh "e ëma tashmë është një engjëll që i ruan, ndërsa shprehet se i ati i saj është një monstër që nuk meriton as të marrë frymë."
Рекомендации по теме