filmov
tv
“U bëri petulla me ilaç gjumi', ja pse i vrau nusja vjehrrën dhe të shoqin, rrëfimi i familjarëve
Показать описание
Emisioni “Me zemer te hapur” nga Evis Ahmeti ne News24
24 korrik, 2018
TIRANE- Ngjarja e rëndë e 22 janarit të këtij viti në Vlorë, ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre nga nusja e shtepisë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24.
Viktimat ishin Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe i biri, Olsi 43 vjeç, ndërsa ekspertiza tregoi se djali ishte goditur me sëpatë në kokë, dhe nëna ishte mbytur me tel në gjumë. Për ngjarjen në fjalë u arrestua nusja, Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi, me të cilin ajo kishte një lidhje jashtëmartesore.
Nusja si fillim mohoi ngjarjen, madje deklaroi se kishte qenë në gjumë kur kishte ndodhur krimi, por pas hetimeve të policisë, rezultoi se ajo ishte bashkëpunëtore në krim. Të afërmit e viktimave, vajzat dhe djali i familjes Hoxhallari hedhin dritë mbi të tjera detaje nga historia makabre, që i ngjan një skenari të filmave të Hollywood-it.
Ata teksa kërkojnë drejtësi për dënimin e autorëve të vrasjes së nënës dhe vëllait të tyre, flasin për konfliktin e ri që ka nisur për banesën ku kanë të drejtën e pronësisë. Vajzat e shtëpisë, Lindita dhe Miranda të cilat janë të martuara tregojnë se Hysnija u kishte bërë petulla me ilaç gjumi në darkë vëllait të tyre dhe nënës dhe më pas i ka vrarë në bashkëpunim me Kasemin me të cilin kishte një marrëdhënie jashtëmartesore për të marrë pasurinë.

Комментарии