filmov
tv
Top News- Vrasësi serial, zbulohen dhe 2 krime/ Një shqiptar dhe një bullgar u zhdukën pa gjurmë

Показать описание
Pasi vrau mizorisht anëtarët e familjes shqiptare në Selanik, 60-vjeçari grek dyshohet se ka kryer edhe një tjetër krim. Policia Helene dyshon se Sakis Varvaresos ka vrarë edhe dy emigrantë në vitin 2019, një shqiptar dhe një bullgar.
Dy persona u zhdukën në vitin 2019, të cilët ishin punonjës krahu, njëri prej tyre I ardhur nga Shqipëria e tjetri me origjinë bullgare. Ata kishin pasur një konflikt me Varvaresos, ndërsa dy ditë më vonë u zhdukën. Prej atij momenti nuk pati asnjë gjurmë prej tyre. Ngjarja u regjistrua në ambientet e jashtme të një lokali në Andravida, ku ai I kishte ofenduar ata e më pas I kishte kërcënuar me armë.
Vetëm dy ditë më pas, pohoi se punonjësit e tij ishin zhdukur, madje nuk kishin kërkuar as pagesën për punën e kryer. Policia Helene e mori atë në pyetje, por nuk mundi të zbulojë prova që e implikonin. Tashmë në këtë fazë ku ai ka vrarë 4 persona, policia kërkon ndihmën e Europol, për të zbuluar vendodhjen e dy emigrantëve. Më pas do të hetohet zhdukja e tyre prej asaj dite, e nëse kjo zbardhet, atëherë 60-vjeçari konfirmohet vrasës I tyre.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vrasësi#Serial#TopChannel