Top News/ “Të ndalim dezinformimin rus”/ Ukraina, Moldavia e Rumania nënshkruajnë marrëveshje

preview_player
Показать описание
Një marrëveshje bashkëpunimi kundër luftimit të dezinformatave ruse, u nënshkrua mes Moldavisë, Rumanizsë dhe Ukrainës. Pakti u nënshkrua gjatë një takimi tre palësh të ministrave të jashtëm të tre shteteve që u zhvillua në kryeqytetin Moldav, Kishinjev. Kuleba, ministri i jashtëm ukrainas tha se lufta hibride e Rusisë nuk po përdoret vetëm kundër Kievit por dhe vendeve të tjera, mes të cilave Moldavixsë. Vetëm një muaj më parë, Departamenti amerikan i shtetit akuzoi Kremlinin se po përdor gënjeshtra e manipulime në mënyrë të përsëritur duke sajiar ngjarje të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës., Tentativa që sipas DASH, synojnë të prishin solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas. Po Moska i mohoi këto akuza duke akuzar Shtëpinë e Bardhë për dezinformata. Pushtimi i Ukrainës nisi në Shkurt të vitit 2022. Ndërkohë Kievi është po vijon rezistencën nërsa thirrjet për ndihma në municione e armatime kanë qenë të shpeshta në drejtim të Perëndimit që ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë. Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian ka nisur edhe negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në radhët e veta.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#TopChannel
Рекомендации по теме