filmov
tv
Il filosofo Albanese che influenzò l'Italia del XX sec.

Показать описание
Filozofi SHQIPTAR qe dominoi shek. e XX ne Itali.
Nje figurë e njohur e shqiptarëve të Italisë, pak vite pas Krispit, i cili ndikoi drejtpërdrejt në të gjithë shekullin e njëzetë në Itali me vepren dhe idetë e tij, ishte një tjetër shqiptar i Italisë: Antonio Gramshi (1891-1937). Paraardhësit e tij ishin me origjinë nga qyteti i Gramshit në Shqipëri. Ai ishte filozof, politikan, gazetar, gjuhëtar dhe kritik letrar. I konsideruar si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë italian.
--Pa asnjë dyshim, këta dy personazhe të mëdhenj shqiptarë të Italisë, Krispi dhe Gramshi, kanë ndikuar në intelektualitetin italian të shekujve XIX dhe XX dhe ende e bëjnë këtë edhe sot, edhe pse, për shkak të bindjeve të tyre politike, ende në Itali, për disa ata janë të shenjtë e të paprekshëm e për disa të tjerë ende sot kundërshtarë politikë që duhen lënë në harresë.
--Antonio Gramsci në vitin 1921 ishte një nga themeluesit e PK-se Italiane, duke mbajtur postin e sekretarit nga gushti i vitit 1924. Në të njëjtin vit ai themeloi gazetën e famshme "Unità" me nismën e tij. Dy vjet më vonë (në vitin 1926), pavarësisht se i mbuluar nga imuniteti parlamentar, ai u arrestua, u burgos dhe u dënua për njëzet vjet nga regjimi fashist vetëm pse ishte kundërshtar politik dhe për të vetmin krim për të cilin akuzohej, krimin e opinionit te lire anti qeveritar.
--Për të qenë në gjendje të dënojë Gramscin, Gjykata Speciale e krijuar nga regjimi, veproi në përbuzje të rregullave te jurisprudences duke zbatuar nje ligj te posaçëm me efekt prapaveprues.
--Gramsci, pavarësisht se ishte ideologjikisht një internacionalist i bindur, ushqente krenari për origjinën e tij shqiptare. Në një letër nga burgu i Turit ne Puglia, ai i shkroi kunatës së tij Tatiana Schucht, më 12 tetor 1931: «… Babai im është me origjinë shqiptare dhe... Në thelb kjo është bota ime. Fakti që unë isha me origjinë shqiptare nuk ishte nje problem pasi dhe Francesco Krispi ishte shqiptar, i arsimuar në një kolegj shqiptar."
--Kur u krye vrasja e deputetit Matteotti, Gramsci aderoi, në gazeten e “Unità” te kohës, me një titull shumë kurajoz "Poshtë qeverisë së vrasësve", duke nënshkruar kështu edhe fundin e tij. Kete vit është përkujtuar 100 vjetori i vrasjes Matteotti që tronditi Italinë e viteve njëzet te shekullit te kaluar. Qeveria dhe parlamenti italian bënë shumë mirë qe e perkujtuan. Por pyes veten, a do të ishte e drejte për të përkujtuar një tjetër krim tjeter te tmerrshem, një vrasje shtetërore të konsumuar ne dhjete vite kohë? Sepse në fund të fundit ishte një krim ndaj një njeriu të zgjedhur nga populli, ai deputetit Gramshi, i konsumuar në më shumë se dhjetë vjet burgim të ashpër vetëm sepse ishte përpjekur t'i shkundte italianët dhe t'i paralajmëronte për katastrofën që i priste pak më pas me nisjen e luftes se dyte boterore. --Në vitin 1934, pas përkeqësimit të shëndetit të tij, Gramshi mori lirim me kusht dhe u pranua në një klinikë në Romë, ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij. Me qeverinë italiane nën presionin e fortë ndërkombëtar, kishte nga ata që vunë bast për lirimin e Gramshit, por “papritur” shëndeti i tij u përkeqësua dhe në vitin 1937 ai vdiq, sipas variantit zyrtar, pas një hemorragjie cerebrale. Gramsci ishte vetem 46 vjeç. A vdiq vërtet një armik i fortë i qeverisë se Musolinit nga hemorragjia cerebrale apo nga helmimi? Për fat të keq, për këtë çështje nuk u kryen kurrë hetime të thella dhe të kujdesshme. A mund të bëhet tani edhe pas disa kohësh? Besoj se po.
--Gjithsesi, këtu përfundoj tregimin tim të shkurtër kushtuar këtij shqiptari të shquar të Italisë që konsumoi veten dhe dha gjithçka që kishte për Italinë dhe për italianët, duke i dhënë lavdi Italisë dhe nderim vendit të tij të origjinës Shqipërisë.
Unë, Alban Kraja, ju përshëndes si gjithmonë dhe ju uroj mbarësi. #albania #like #albanese #italia #perte #news #storia #viralvideo #albanian #rome #fascismo #comunismo #antifascista #gramsci #travel #shqip #shqiptaretneperbote #fyp #shqiperia #youtube #youtuber #history

Комментарии