Më tepër argëtim për fëmijët e Tiranës, Veliaj prezanton këndin e ri në rrugën “Mihal Ciko”

preview_player
Показать описание
Një kënd i ri rekreativ, ka qenë dhurata speciale e këtij fundviti për  banorët e rrugës “Mihal Ciko” në Tiranë.

Pamjet e këtij investimi të freskët dhe relaksues për të gjithë banorët që frekuentojnë këtë zone i ka ndarë në rrjete sociale kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Për banorët e rrugës  “Mihal Ciko”, ky fundvit erdhi me një “dhuratë” speciale  – një kënd i ri rekreativ  me stola për pushim, fushë basketbolli  dhe hapësira të gjelbëruara.”, shkruan Veliaj krahas videos.

Ky kënd rekreativ është një më tepër në listën e shumë projekteve që Bashkia e Tiranës ka realizuar gjatë vitit, duke sjellë më shumë mundësi për argëtim dhe aktivitete sociale në hapësirat publike të qytetit.

#lajme #gazetatemavideo #lajmeshqip #lajmetefundit #politika #lajmifundit
Рекомендации по теме