filmov
tv
Klan News - Ekonomia e gjelbër dhe ndryshimet klimatike

Показать описание
#gentsejko #ekonomiagjelber
Ndryshimet klimatike, mjedisi dhe ekonomia ishin në fokus të konferencës “Financa e Gjelbër në Evropën Juglindore dhe Zhvillimi i Kapaciteteve”.
Në fjalën e tij, Guvernatori Gent Sejko u shpreh se dixhitalizimi i tregut të pagesave lidhet në mënyrë direkte me financat e gjelbra.
“Këto vitet e fundit kemi ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar çështjet e ndryshimeve klimatike dhe për të promovuar financat e gjelbra. Që prej vitit 2018, kemi nisur një proces të gjerë modernizimi dhe dixhitalizimi të tregut të pagesave, me qëllim jo vetëm nxitjen e përfshirjes financiare dhe përdorimit të pagesave elektronike në ekonominë shqiptare, por edhe kontributin në financën e gjelbër. Kemi zgjeruar kapacitetet tona analitike në fushën e ndryshimit të klimës. Gjithashtu, kemi kontribuuar në prodhimin e analizave dhe hulumtimeve mbi rreziqet e lidhura me klimën. Në Strategjinë tonë Afatmesme për vitet 2022-2024, kemi vendosur të monitorojmë rreziqet klimatike ndaj mjedisit ekonomik dhe financiar, ku operon Banka e Shqipërisë.”
Ndërsa ministrja, Delina Ibrahimaj, theksoi se çdo investim publik do të ketë në fokus edhe ndikimin në mjedis apo atë klimatik.
Specialistët e pranishëm nga vende të ndryshme të Evropës në Konferencën e Nivelit të Lartë shpalosën idetë e tyre për një të ardhme krejtësisht me financa të gjelbra.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan