Festa me flamur ndez atmosferen | Bekim & Xhoela - Dasamt Shqiptare

preview_player
Показать описание
Dasma Shqiptare 2020
Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjë dykrenare të zezë në mes.

Fusha e kuqe ka domethënien e gjakut që kanë derdhur paraardhësit tanë ndërsa shqiponja me dy kokë ka domethënien e bashkimit të jugut me veriun që i bashkoi Gjergj Kastrioti
Shqiponja ka qenë prej fillimit të Kulturës Ilire në Ballkan simbol shumë i rëndësishëm. Edhe në periudhën e Romës antike shqiponja ka qenë simbol i këtij shteti. Si simbol i Romës, shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i Madh, Çezari etj. P.sh., ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i Madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395, shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476, duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej "qytetit të amshuar" (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562), perandorit me origjinë Ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e shqiponjës t'i identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë, me kalimin e kohës, me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ia dhuroi simbolin perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumëkombëshe si: Princave rumunë, bullgarë, gjermanë, rusë, serbë, grekë, shqiptarë etj.

+355 68 21 28 714
We give value your most beautiful moments 😘🥰

Studio Jeti, Tirane, Albania, Europe

dasma shqiptare 2020 dasmash shqiperi tirane djegja e shamise
#tirana #albania #dasmashqipetare #dasma2020 #traditashqipetare #shqiperi #shqiperia #valbon #tropoj #alpetshqiptare
Рекомендации по теме