Top News - Skemë mashtrimi me 16 mln lekë/ 36-vjeçarja prezantohej administratore banke

preview_player
Показать описание
Një 36-vjeçare ka rënën në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe një person tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për mashtrim. Në pranga ka rënë Valbona Golemi, 36-vjeçe, e cila së bashku me personin e shpallur në kërkim, mashtronin klientë, duke u prezantuar si administratorë banke.

Këta dy persona komunikonin klientët, duke u thënë se ishin përzgjedhur nga banka si fitues, për të përfituar interesa më të larta bankare dhe duke i kërkuar që të tërhiqnin paratë dhe t'i sillnin te “drejtoria qendrore”.

Ata mundën t’i merrnin një klienti 16 milion lekë të vjetra, i cili i çoi te godina që mashtruesit i thanë se është godina qendrore e bankës, për të përfituar interes të dyfishtë bankar. Por pasi klienti ka kërkuar për të marrë interesat, ka kuptuar se nuk figuronte askund, duke bërë më pas kallëzimin. Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që kanë kryer këta shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative dhe ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interesat”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja e lartëpërmendur, ndërsa personi tjetër është shpallur në kërkim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#KrimiEkonomik#Arrested#TopChannel
Рекомендации по теме