Top News/ Godasim armët bërthamore të NATO-s/ Rusia kërcënon aleancën: Mos guxoni t’i çoni në Poloni

preview_player
Показать описание
Rusia ka kërcënuar se do të godasë armët bërthamore të NATO-s nëse SHBA do ti vendosë ato në kufirin e Polonisë ndërsa Perëndimi duket se po shkon drejt përballjes bërthamore. Vetë Moska, duket se e ka mbushur Bjellorusinë dhe enklavën e saj perëndimore të Kaliningradit me raketa të afta për të mbajtur armë bërthamore. Por, tani Moska paralajmëron se armët dhe objektet bërthamore të NATO-s do të jenë në shënjestër nëse ato vendosen në Poloni. Kërcënimet pasojnë deklarimin e Varshavës për "gatishmërinë" e saj për të pritur kokat bërthamore të aleancës, një lëvizje kjo që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Kremlini.
Në një deklaratë shpotitëse, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se misionet e përbashkëta bërthamore të NATO-s pranë kufirit rus do të konsideroheshin një kërcënim për sigurinë e saj. "Le të mos flasim pastaj për vendosjen e përhershme të armëve bërthamore atje, për cka po flasin kokat e nxehta në Varshavë", shtoi ai. "Çdo hap në këtë drejtim nuk do të shtojë sigurinë e Polonisë dhe objektet përkatëse do të jenë në mënyrë të pashmangshme një objektiv. Ato do të jenë në krye të planifikimit tonë ushtarak," tha Ryabkov.
Polonia tha se ishte e gatshme të presë armë bërthamore të NATO-s, në oborrin e Putinit. Vendi ndodhet në një pozicion vendimtar pasi ndan kufirin me Bjellorusinë dhe me arenën e lojërave ushtarake të Rusisë, Kaliningradin, një enklavë baltike e ndodhur mes Polonisë dhe Lituanisë. Rusia ndërkohë ka zhvendosur armët taktike bërthamore në Bjellorusi, aleatin e saj më të madh në Evropë, ndërsa ka mbushur gjithashtu Kaliningradin, territorin e saj më perëndimor, me raketa me aftësi bërthamore. NATO nuk ka thënë zyrtarisht se dëshiron të dërgojë armë bërthamore në Poloni dhe vendi nuk posedon armë të tilla, të vetat.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kercenimi#Rusia
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po provoje te gjuash njehere dhe ke per ta pare me mosken

emc.albania