Turi “Shqipëria po ndryshon”, kryeministri Berisha inaugurime në Shijak - (7 Maj 2009)

preview_player
Показать описание
Lajme arkiva 2009

Shkolla 9-vjeçare “Muharrem Dollaku” në Shijak i shtohet rrethit të shkollave të rikonstruktuara, apo të ndërtuara nga e para në të gjithë vendin, gjithsej 1012 të tilla.

Kryeministri Sali Berisha do të theksonte edhe në të bashki të vendit angazhimin për të vendosur fëmijët në plan të parë të projekteve të qeverisë që drejton. Kryeministri do të ndalej për disa minuta në çdo klasë për të parë ambientet e reja të shkollës për të biseduar me nxënës e mësues. Edhe kjo shkollë sikundër të gjitha investimet e reja të qeverisë në arsim ka kabinetin e informatikës dhe është e pajisur me internet.

Banorëve të Shijakut kryeministri u premtoi se investimet në arsim do të kryesojnë agjendën qeveritare edhe gjatë mandatit të dytë.

Sali Berisha: “Shkollat do kenë kabinete informatike. Katër vjet më parë nuk ishin të pakët ata të cilët këtë premtim e quajtën si një limonadë elektorale apo të tjerë të cilët e quajtën një luks. Unë tani u them këtyre zonjave dhe zotërinjve të opozitës i pyesni pak fëmijët tuaj si ndihen me internet në shkolla, e konsiderojnë luks apo domosdoshmëri.”

Uji i pijshëm pa ndërprerje në çdo shtëpi është premtimi i qeverisë, këtu kryeministri kujtoi premtimin tashmë të mbajtur për furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.

Sali Berisha: “Nga 2007 dhe asnjëherë tjetër sa të jetë në fuqi qeveria ime nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike apo mungesë të saj. Ku diskutohet dilte se po ta blejmë nga kushton kaq dhe dilnin pastaj mashtrimet se nuk mund të blejmë më shumë se kaq se nuk e mban rrjeti. Ne u thamë jo zotëri, por çmimi më i lartë dhe i tmerrshëm i energjisë elektrike është mungesa e saj, çdo çmim tjetër do paguhet që ajo të mos mungojë. Ne që zgjidhëm në mënyrë përfundimtare problemin e energjisë, ne po në kaq mënyrë përfundimtare do zgjidhim problemin e ujit. Çdo familje shqiptare do kenë ujë në shtëpinë e tij ky është zotimi ynë. Unë ju garantoj ju se ju kurrë s’do mund të kishit drita pa ndërprerje në qoftë se nuk do luftonim për korrupsionin, se kurrë s’do mund të kishim këto investime në qoftë se s’do luftonim korrupsionin se kurrë nuk do mund të dyfishonim pensionet në fshat në qoftë se s’do luftonim korrupsionin, se kurrë nuk do shkonim drejt NATO-s në qoftë se s’do luftonim korrupsionin, se kurrë s’do aplikonim dot për BE-në në qoftë se s’do luftonim korrupsionin.”

Shifrat flasin për 326 milion lekë investime të qeverisë për qytetin e Shijakut ose 3 herë më shumë se gjatë qeverisjes 8 vjeçare të socialistëve. Komuna Xhafzotaj ka përfituar nga buxheti i shtetit plot 500 milion lekë, shifër kjo e konsiderueshme krahasuar me 64 milion lekët e socialistëve. Për Katundin e ri është investuar 320 milion lekë. Qeveria socialiste ka investuar vetëm 14 milion lekë.

Investimet në rrugë të bashkisë dhe një pjesë të mirë të buxhetit 65 km rrugë të reja janë ndërtuar tashmë, ndërsa socialistët në 8 vjet kanë hedhur para vetëm për 5 km rrugë. Këtu kryeministri bëri krahasim me investimet në rrugë të bëra në bashkinë e Tiranës.

Gazetare: Menada Zaimi

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ka pas lezet cdo atehere thoni ste doni

hykajuel